Presidentja Vjosa Osmani i bën thirrje Indisë që ta njohë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin indian “WION” i ka bërë thirrje Indisë që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk është Kashmir, shkruan Wionews, transmeton Express.

Osmani ka thënë se fillimisht India duhet të njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pastaj të njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja thotë se nuk ka për të ndryshuar.

Linku i intervistës është shpërndarë nga këshilltari i presidentes, Artan Murati.

Check Also

Biba & Martini: Vllavi i Zvicrrës ja ka shti kamerat në shpi vllavit në Kosovë me përcjellë (VIDEO)

Dy humoristët e njohur Hasan Murseli, i njohur ndryshe edhe si mixha Bibë, dhe Simon …