LIVE: Kosova-Spanja, publikohen formacionet zyrtare

Kosova sonte e luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm. Në stadium “Fadil Vokrri” Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e dytë mes tyre. Ndeshja e parë e zhvilluar në Sevilla përfundoi 3:1 për “Furinë e Kuqe”. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Besar Halimi, nga rreth 40 metra distancë.

Sonte, “Dardanët” do të synojnë rezultat pozitiv për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët Spanjës. Ekipi i Luis Enriques humbi ndaj Suedisë xhiron e kaluar dhe kështu e humbi edhe vendin e pare, pozita e vetme në grup që dërgon direkt në Botëror.

Gazeta Express do t’iu mbajë të informuar me çdo gjë rreth kësaj ndeshje.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese për këtë ndeshje.

Spanja është njëra prej tri kombëtareve në grupin e verdhekaltërve, bashkë me Greqinë dhe Gjeorgjinë, që s’e njohin pavarësinë e Kosovës. Për më tepër vendi iberik është kundërshtar i zëshëm i pavarësisë se shtetit më të ri evropian, kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja.

Federata e Futbollit e Spanjës dhe disa media atje e kanë mënjanuar përmendjen e emrit “Kosovë”, kur kanë folur apo shkruar për Kombëtaren e Kosovës. Në takimin e parë mes Spanjës dhe Kosovës në Sevillë në mars, të cilën ekipi dardan e humbi 3:1, federata spanjolle shkoi aq larg saqë e quajti Kosovën “territor”.

Edhe tani para takimit të dytë në Prishtinë, spanjollët janë mundur ta shmangin sa më shumë përmendjen e emrit “Kosovë”.

Derisa Kosova është pothuajse e pashpresë dhe pa gjasa për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e vet, Spanja është lidere e Grupit B dhe synon të kualifikohet direkt në Katar 2022.

Check Also

Kosova ende pa vendim për vaksinimin e fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për …

Recent Comments

No comments to show.