Meta nderon Eranda Libohovën me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar këngëtaren e njohur shqiptare, Eranda Libohovën, me titullin “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e saj 35-vjeçar në muzikë.

“Artistja e mirënjohur, Eranda Libohova, është një nga këngëtaret më të dashura dhe të vlerësuara nga publiku. Me një kontribut të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, falë vokalit të ngrohtë, talentit të rrallë dhe interpretimit të veçantë, të thuajse gjithë zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të këngëve popullore dhe tradicionale, ajo e ka fituar me meritë simpatinë dhe duartrokitjet e artdashësve duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj”, ka shkruar Meta në Facebook, njofton Klankosova.tv

“Për të gjithë kontributin e vyer në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, pata kënaqësinë që edhe në praninë e shumë kolegëve të saj të nderuar, ta vlerësoja këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”, ka vazhduar tutje Meta.

Check Also

Presidentja Vjosa Osmani i bën thirrje Indisë që ta njohë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin indian “WION” i …

Recent Comments

No comments to show.